Shkurt.ch

Sot festojnë nënat

Festa e nënave: Gjatë kësaj dite nënat nuk prekin gjë me dorë dhe fëmijët kujdesen për çdo gjë

Festa e nënave është një festë vjetore, e cila festohet në shumë vende perëndimore, por tani edhe më gjerë, nga fëmijët për nder të nënave të tyre.

Dita e nënave është shpikur në mënyrë që nënat të marrin një kompensim për punën që e kanë bërë gjatë tërë vitit. Prandaj, edhe për atë e kanë merituar një festë.

Me këtë rast fëmijët u ofrojnë nënave të tyre dhurata si dhe gjësende që kanë përgatitur enkas gjatë orëve në shkollë.

Data e festës së nënave ndryshon sipas vendit, mirëpo shumica e tyre kanë zgjedhur që ta festojnë në muajin maj, ose të dielën e dytë të muajit maj.

Për shembull, në Gjermani atë ditë nënat nuk punojnë dhe se të rinjtë i bëjnë të gjitha punët, duke filluar me një përgatitje të bukur të mëngjesit dhe duke vazhduar pastaj me një ekskursion. Në fund të ditës ndahet po ashtu së bashku një darkë e përgatitur mirë.