Uncategorized
Jetmir Krasniqi kalon në Lugano
Krasniqi gjithashtu ka tri ndeshje me ekipin e Zvicrës U-20 dhe një me U-21. Sipas njoftimit të skuadrës së Luganos, kontrata është nënshkruar për dy vjet e gjysmë
Skuadra e Luganos në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin shqiptar, Jetmir Krasniqi, shkruan albinfo.ch.
Mbrojtësi i krahut të djathtë me origjinë nga Kosova, ka lindur më 1 janar 1995, dhe ka luajtur më herët në Lausanne, Le Mont dhe Chiasso, duke zhvilluar 75 ndeshje.
Krasniqi gjithashtu ka tri ndeshje me ekipin e Zvicrës U-20 dhe një me U-21. Sipas njoftimit të skuadrës së Luganos, kontrata është nënshkruar për dy vjet e gjysmë.
I lumtur për aventurën e re është shprehur edhe futbollisti shqiptar në rrjetet sociale. Ai ka falënderuar edhe bashkëlojtarët e deritanishëm, shokët dhe familjen, derisa është shprehur i gatshëm për sfidën me Luganon.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik Qysh në gusht 2023, BAV kishte hapur një hetim paraprak për mashtrimin me subvencioneve kundër tre...
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih
-
Cilat janë rregullat zvicerane nëse nuk mund të shkoni në punë për shkak të motit të keq?