Shkurt.ch

Gjykata Federale për mbrojtjen e italishtes në shkolla

Kantoni i Tesinës ka të drejtë të kërkojë që mësimi obligativ në shkolla të kryhet në gjuhën italiane. Kështu ka vendosur Gjykata Federale në një vendim të marrë këto ditë.

Vendimi i referohet ankesës së një çifti, i cili donte të çonte të bijën në një shkollë private ku mësimi jepej kryesisht në gjuhën angleze ndërsa autoritetet arsimore të kantonit ishin kundër.

Ky vendim mbështetet në një rregullore në ligjin për arsim të Tesinës, i cili parasheh që nxënësit e shkollave obligative duhet të ndjekin mësimet në gjuhën italiane njofton drs.ch

. Gjykata Administrative e ka vërtetuar këtë veç tjerash me arsyetimin se gjuha italiane në Zvicër duhet të mbrohet.