Shkurt.ch

Zvicra do të ashpërsojë ligjin e azilit

iKomisioni i rekomandon Dhomës Nacionale që të heqë nga ligji të drejtën e azilit familjar

Komisioni i Dhomës Nacionale të Parlamentit Federal të Zvicrës ka rekomanduar që ligji i ri i azilit të jetë dukshëm më i ashpër se ky i sotmi. Kështu, komisioni në fjalë propozon që refuzimi i shërbimit ushtarak të mos merret më si bazë për të kërkuar azil në Zvicër.

Të po këtij mendimi janë edhe dhoma e kantoneve dhe Këshilli Federal (qeveria).

Por, komisioni shkon edhe një hap më tutje. Ai i rekomandon Dhomës Nacionale që të heqë nga ligji të drejtën e azilit familjar. Nëse do të pranohej kjo, atëherë familjarët e refugjatëve nuk do të mund të marrin statusin e refugjatit në bazë të statusit të kryefamiljarit.

Komisioni, me një epërsi të ngushtë ka hedhur poshtë kërkesën e SVP-UDC-së që të gjithë azilkërkuesve tu ofrohet vetëm ndihmë emergjente.

Dhoma Nacionale do të debatojë në muajin qershor për ndryshimin e Ligjit mbi Azilin.