Shkurt.ch

43 për qind më pak punëtorë në të zezë

Gjatë vitit 2011 në Zvicër është shënuar numër më i vogël i punëtorëve ilegalë (në të zezë) se një vit më parë. Numri i punëtorëve të tillë ka shënuar rënie prej 43 për qind në krahasim me vitin 2010, njofton Sekretariati për Ekonomi i Zvicrës SECO.

Kjo rënie mund të shpjegohet veç tjerash, me heqjen, vitin e kaluar, të kufizimeve për punësim të njerëzve nga vendet e reja të BE-së, respektivisht nga Evropa lindore. Këtë vit kufizimi në fjalë është aktivizuar sërish.

Kontrollorët e angazhuar nëpër kantone kanë kontrolluar gjatë vitit 2011 11300 firma, ose 9% më pak se një vit më parë, ose 33866 persona ose 8% më pak se në vitin 2010.