Shkurt.ch
Amman kritikohet për konflikt interesi
I propozuari për sekretar, Boutellier, është kryetar i bordit të ndërmarrjes së Ammann-it dhe zëvendëskryetar i ETH
Këshilli Federal ka shtyrë vendimin për zgjedhjen e personit që do të drejtojë Sekretariatin shtetëror për arsim dhe shkencë. Këtë e ka konfirmuar për mediet zvicerane ministri kompetent, ai i për ekonomi dhe financa, Johann Schneider-Ammann.
Shtyrja ka ndpdhur për shkak se Ammann, në mbledhjen e qeverisë kishte propozuar që këtë sekretariat ta udhëhiqte profesori i universitetit ETH të Cyrihut Roman Boutellier. Me këtë përzgjedhje Ammann kishte rrezikuar të binte në konflikt interesi për arsyen se Boutellier është kryetar i bordit të ndërmarrjes së Ammann-it. Ammann-Maschinenbau-Gruppe dhe rrjedhimisht, ish partner afarist i tij.
Veç kësaj, duke qenë edhe zëvendëskryetar i universitetit ETH të Cyrihut, Boutellier si sekretar do të ishte në pozicionin që të favorizonte universitetin “e tij”.
Kritikat ndaj qëndrimit për të zgjedhur Boutellier-in në krye tësekretariatit prandaj kanë qenë më të ashpra nga Zvicra frankofone. Në Lozanë është universiteti tjetër ETH, i cili konsiderohet konkurrent i drejtpërdrejtë i ETH-së së Cyrihut në fushë të hulumtimeve shkencore.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës