Lajme
Diaspora ftohet të zbulojë bukuritë e bjeshkëve shqiptare
Ekspedita në tri shtete të Ballkanit zgjat 7 ditë. “Mysafirët nga diaspora dhe vendësit, do t’i bëjmë që të mburren me vendin e tyre”
Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës ka arritur të sigurojë përkrahjen e federatës ndërkombëtare për organizimin e ngjarjes së parë zyrtare ndërkombëtare të bjeshkatarisë pas pranimit të Kosovës në mesin e shoqatave bjeshkatare në botë, gjatë vitit të kaluar.
Kjo ngjarje do të mbledhë bjeshkatarë nga e tërë bota dhe tashmë është publikuar dhe reklamohet në ueb faqen e UIAA-së: http://theuiaa.org/news_364_Balkan-triangle-to-be-site-of-international-mountaineering-meet- .
Udhëtimi është i hapur dhe çdokush nga diaspora mund të marrë pjesë, madje edhe të ftohen miq vendas pasi reklamimi dhe përkrahja e ngjarjes nga federata ndërkombëtare i jepë asaj një seriozitet.
Ecja shtatë ditore në trekufirin Kosovë, Mal i Zi, Shqipëri do të organizohet prej 1 deri 7 korrik.
Gjatë udhëtimit do të kalohet në pjesë shumë të bukura të Bjeshkëve të Nemuna dhe nëpër fshatra tipike shqiptare ku kullat dhe traditat e lashta shqiptare janë të ruajtura.
Udhëtimi do të ofrojë pamje të liqenit më të madh glacial në Ballkan, atij të Plavës dhe tri perlave rurale shqiptare: Vërmoshit, Thethit dhe Valbonës, të cilat tashmë janë bërë vende turistike dhe gjate veres kapacitetet e shtëpive janë të plotësisht të mbushura nga turistet e huaj.
Për këtë udhëtim do të sigurohen edhe tenda, si dhe lejet për kalimin e kufirit në vende të pashënuara.
Ftesa e bjeshkatarëve nga e tërë bota bëhet përmes rrjetit të federatës ndërkombëtare. Shoqatat anëtare kanë marr ftesat dhe ato do t’ju shpërndajnë natarëve (klubeve) të tyre, gjë e cila do të sigurojë pjesëmarrje të madhe ndërkombëtare. Ekspedita përfshin edhe majën Jezerc (2694m).
“Ne konsiderojmë se ky aktivitet do të ketë shumë efekte si për bjeshkatarin ashtu edhe për Kosovën: Kjo ngjarje do të përmirësojë imazhin e Kosovës dhe rajonit, do të reklamojë bukuritë natyrore të bjeshkëve të Nemuna dhe do të promovojë Kosovën si vendin më atraktiv për tu futur në këtë trekëndësh”, ka thënë Arben Lila kryetar i Federatës së Bjeshkatarëve Alpinist të Kosovës (FBAKU).
“Ne besojmë se të gjithë mysafirët që do të vijnë me diasporën do t’i bëjë shqiptarët e atjeshëm që të mburren me vendin e tyre, edhe pse të varfër. Gjermania dhe Zvicra janë vende me më së shumti bjeshkatarë në botë, besoj se ky do të jetë një shans i mirë për të vizituar tri shtete brenda shtatë ditëve”, ka shtuar Lila.
“Federata është duke u përqendruar në organizimin e ngjarjeve që do të sjellin vizitorë në Kosovë. Mirëpo nuk do lëmë anash as përpjekjet që të kemi një ekip në majat më të larta të botës”, ka shtuar Lila.Ekspedita ndërkombëtare do të fillojë nga 1 korriku dhe do të vazhdojë deri më 7 korrik. FBAK-u pret që të ketë rreth 150 pjesëmarrës në këtë aktivitet.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje