Shkurt.ch

I huaji në ushtri në vend të zviceranit

Në Zvicër, ata shërbyes ushtarakë që e shtyjnë për më vonë shërbimin e mbetur dhe duan ta kryejnë atë në një njësit tjetër, duhet të identifikohen. Me këtë masë sigurie, armata synon të parandalojë depërtimin e personave të gabuar në ushtri.

E gjithë kjo është iniciuar pas një rasti që kishte ndodhur para një viti, kur një shtetas i huaj kishte marrë pjesë në një kurs të tillë duke u paraqitur në emrin e një zvicerani. Shqyrtimin e një dukurie të tillë e kishte kërkuar komisioni paralamentar për mbikëqyrje të shërbimit informativ të ushtrisë.

Ushtrisë së Zvicrës i është i njohur edhe një rast i tillë, kur një person kishte marrë pjesë në kursin ushtarak në vend të dikujt tjetër.