Kuriozitete
Pensionohet çiklisti më i vjetër në botë, Robert Marchand
Vendimi për të hequr dorë nga çiklizmi vjen pasi sportisti përgjatë këtyre vjetëve ka thyer disa rekorde në kategorinë mbi 100-vjeçare
Çiklisti francez, Robert Marchand, është pensionuar në moshën 106-vjeçare, njoftoi miku i tij.
Vendimi për të hequr dorë nga çiklizmi vjen pasi sportisti përgjatë këtyre vjetëve ka thyer disa rekorde në kategorinë mbi 100-vjeçare, derisa kishte kaluar një shteg prej 22.52 kilometrash për një orë.
Veprimi i tij, në një shteg të brendshëm në Paris solli mbulim të jashtëzakonshëm nga mediat, por edhe famë ndërkombëtare për Marchand, amator, i cili ka më shumë se 90 vjet që është i lidhur ngushtë me biçikletën.
Për ish-zjarrfikësin, nuk është e pazakontë thyerja e rekordeve.
Shpejt pas ditëlindjes së tij të 100-të, ai u bë çiklisti më i shpejtë në këtë moshë për të kaluar 100 kilometra. Në moshën 102-vjeçare ai shkoi mbi 27 kilometra për një orë.
I lindur në vitin 1911 në Francën veriore, Marchand filloi të ngiste biçikletën kur kishte 14 vjet, por seriozisht filloi të merrej me çiklizëm pasi mbushi 67 vjet.
Pensionimi i tij, në një moshë dyfish më të shtyrë se pensionistët mesatarë në Francë, dhe tre apo katër herë më shumë se mosha që një sportist vendos të pensionohet, është raportuar nga agjencia e lajmeve AFP pas njoftimit të një miku të tij.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë