Tematike
5000 ushtarë zviceranë do të sigurojnë Forumin e Davosit
341 ushtarë tashmë kanë filluar angazhimin e tyre përgatitir. Ndërkaq gjatë kohës së mbajtjes së forumit pritet të mobilizohen gjithsej deri në 5000 ushtarë
Ushtria zvicerane tashmë ka filluar me ngritjen e dispozitivit të sigurisë përForumin Ekonomik Botëror (WEF) që mbahet në Davos. 341 ushtarë tashmë kanë filluar angazhimin e tyre përgatitir. Ndërkaq gjatë kohës së mbajtjes së forumit, nga 19 deri 29 janar pritet të mobilizohen gjithsej deri në 5000 ushtarë.
Ushtarët “milicë” (ata që kryejnë shërbim të lufizuar ushtarak) do të angazhohen veç tjerash për detyra logjistike, si për shembull, në shërbimin e sanitetit ose në rregullimin e komunikacionit, ka njoftuar sot Departamenti i Mbrojtjes në një komunikatë për shtyp, tranmseton albinfo.ch. Ndërsa ushtarët profesionistë do të jenë përgjegjës për sigurinë personale dhe për kontrollimin e qasjes.
Forcat ajrore gjatë gjithë kohës së mbajtjes së konferencës do të përforcojnë segmentin e tyre të policisë ajrore dhe do të sigurojnë hapësirën ajrore mbi Davos 24 orë pa ndërprerë. Për të arritur këtë, Forcat Ajrore të Zvicre¨s po bashkëpunojnë ngusht me ato austriake.
Ushtria siguron gjithashtu fluturimin me helikopterë nga Aeroporti i Cyrihut (Kloten) deri në Davos të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht. Vizitorët e WEF-it mun d të aterrojnë po ashtu edhe në Aeroportin Ushtarak të Dübendorfit, i cili përkohësisht kategorizohet si kufi i jashtëm i Shengenit dhe si pikë doganore.
Përgjegjësia e gjithmbarshme për sigurinë gjatë mbajtjes së Forumit të Davosit u takon autoriteteve civile, nën komandantin e Policisë Kantonale të Graubündenit, Walter Schlegel. Ndërsa angazhimi mbështetës i ushtrisë do të drejtohet nga Koamnadanti i Forcave Ajrore, Aldo Schellenberg.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë