Shkurt.ch

Roche ngre godinën më të lartë në Zvicër

Në vitin 2015 ndërtesa e lartë 178 metra do të jetë e gatshme për tu vendosur në të

Gjiganti farmaceutik nga Bazeli, “Roche”, ka vënë gurin e themelit të godinës më të lartë të Zvicrës. Ndërtesa që pritet të jetë e lartë 178 metra, do të jetë për 52 metra më e madhe se ndërtesa aktualisht më e lartë në Zvicer, “Prime Tower” e Cyrihut.

Por Roche nuk e ka preokupim vendosjen e rekordit, ka thënë kryetari i bordit, Franz Humer. Sipas tij ndërtesa kaq e lartë, me 41 kate, që do të kushtojë 550 milionë franga, po ndërtohet për shkaqe praktike. Ajo do të strehojë nën një kulm më shumë se 2000 punëtorë të kompanisë.

Në fund të vitit 2014 do të jetë gati ndërtimi i vrazhdë ndërsa deri në vitin 2015 ndërtesa do të jetë e gatshme për tu vendosur në të.

Projektin e kanë realizuar arkitektët e njohur nga Bazeli, Herzog & de Meuron.