Shkurt.ch

Doganat konfiskojnë 40 kg. drogë sintetike

Doganierët e Zvicrës nga fillimi i këtij viti kanë konfiskuar rreth 40 kg drogë sintetike ose të ashtuquajtur drogë të “dizajnuar”. Në kuadër të kësaj sasie bëjnë pjesë edhe 30 litra “pika K.O”, ka njoftuar administrata federale e doganës.

Pikat e ashtuquajtura K.O. delinkuentët i përziejnë në lëngje për t`ua humbur vetëdijen viktimave të tyre dhe për t`i plaçkitur ose përdhunuar ato.

Sipas komunikatës së administratës së doganës, tregtia me drogat sintetike aktualisht është në ekspansion në Zvicër. Shitblerja e tyre bëhet kryesisht përmes internetit.