Shkurt.ch
Azem Syla çlajmëron vendbanimin e tij në Zvicër
Me këtë ai ka shpallur edhe kthimin përfundimtar në Kosovë duke plotësuar detyrimin ndaj Gjykatës Administrative të Soloturnit
Azem Syla sot është çregjistruar nga vendbanimi i tij zyrtar i deritashëm në komunën Biberist të Kantonit të Solothurnit, në Zvicër. Me këtë ai ka shpallur edhe kthimin përfundimtar në Kosovë, duke plotësuar detyrimin që ka marrë nga Gjykata Administrative e Soloturnit.
Kjo e fundit i pati caktuar Sylës 15 majin 2012 si datë për lëshimin e Zvicrës.
“Azem Syla me bashkëshorten e tij Hysnije Sylën janë çregjistruar përfundimisht nga komuna e Biberistit”, ka thënë kryetari i komunës Martin Blaser për gazetën. Ai, vazhdon Blaser, ka biseduar personalisht me të dhe ka kumtuar se do të kthehet në Kosovë. Me këtë akt po përmbyllet kapitulli me lejen e qëndrimit në Zvicër të deputetit kosovar, shkruan shkruan “Aargauer Zeitung”.
Siç është njoftuar tashmë, Azem Syla ka jetuar në Zvicër nga viti 1994 ndërsa në vitin 1999 është pajisur me lejen e përhershme të qëndrimit (C). Pasi që aktivitetet e tij politike të kryera në Kosovë u bënë të njohura për publikun, Zyra për Migracion e Solothurnit e kishte anuluar atij lejen e qëndrimit.
Shuma prej më shumë se 400 mijë frangash për të cilën ai ngarkohet se e ka marrë pa të drejtë nga ndihmat sociale është objekt i një hetimi penal që po e zhvillon Prokuroria publike e Solothurnit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar