Lifestyle

Aktori James Franco mohon akuzat për ngacmime seksuale

Aktorja Ally Sheedy ishte në mesin e atyre që vunë në pikëpyetje shpërblimin për të, në një seri postimesh në Twitter, që më pas i ka fshirë

Aktori James Franco ka mohuar akuzat për ngacmim seksual, që u bënë ndaj tij, pasi fitoi shpërblimin “Golden Globe” për aktorin më të mirë.

Aktorja Ally Sheedy ishte në mesin e atyre që vunë në pikëpyetje shpërblimin për të, në një seri postimesh në Twitter, që më pas i ka fshirë. E Franco ka komentuar që nuk e ka idenë përse ajo ishte aq e shqetësuar. Ai po ashtu komentoi se edhe postimet tjera rreth tij në Twitter nuk janë të vërteta.

Sidoqoftë, gazeta The New York Times ka anuluar një ngjarje ku do të promovohej filmi ‘The Deasaster Artist’, i cili i solli atij globin e artë, në të cilën ai duhej të merrte pjesë. Në ceremoninë e Globit të Artë, Franco madje u paraqit me një shenjë në xhaketë, në të cilën shkruante ‘Ka skaduar koha’, që është pjesë e fushatës kundër ngacmimeve seksuale.

“Kishte diçka në Twitter. Kam dëgjuar por nuk kam lexuar. Nuk e kam idenë se çfarë e zemëroi Ally Sheedyn”, tha ai.