Lifestyle

Jepet premier a e filmit “The Leisure Seeker”

"As dy aktorë të talentuar si Helen Mirren dhe Donald Sutherland nuk mund ta shpëtojnë këtë film të mërzitshëm dhe tërësisht të parashikueshëm që flet për një udhëtim dhe sëmundjen e Alzheimer-it"

Në Hollywood të Kalifornisë është dhënë premiera e filmit “The Leisure Seeker” ndërsa qilimi i kuq është shtruar për protagonistët e tij.

Filmi e rrëfen historinë e një çifti të moshuar, John dhe Ella, të cilët nisen për në një udhëtim në Florida Keys, derisa janë duke u ballafaquar me probleme shëndetësore. Burri vuan nga Alzheimer, kurse gruaja është duke e luftuar sëmundjen e kancerit. Deri më tash, filmi nuk ka marrë kritika të mira.

Revista “Variety” ka shkruar: “As dy aktorë të talentuar si Helen Mirren dhe Donald Sutherland nuk mund ta shpëtojnë këtë film të mërzitshëm dhe tërësisht të parashikueshëm që flet për një udhëtim dhe sëmundjen e Alzheimer-it.”

“The Leisure Seeker” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë amerikane nga 19 janari.