Lifestyle
“Belstaff”, me koleksion të ri gjithëpërfshirës
Shtëpia e modës “Belstaff” u është kthyer rrënjëve të veta britanike gjatë prezantimit të koleksionit të fundit Made in UK, në ditën e fundit të javës së modës në Londër për burra.
Prezantimi dygjinor i koleksionit vjeshtë-dimër, pa koleksion të ri të xhaketave për burra nga pambuku e lëkura, për çka më së shumti njihet ky brend. Modelët po ashtu prezantuan edhe lloje të tjera të xhaketave.
Një përzgjedhje e xhaketave të quajtura Trialmaster nga arkivi i brendit, po ashtu janë prezantuar për të shënuar kështu 70-vjetorin e ekzistimit të tyre. Rrobat në fillim ishin krijuar për të mbrojtur njerëzit nga kushtet ekstreme të motit. Delphine Ninous, drejtoreshë krijuese e brendit që nga viti 2016, ka thënë se ajo donte të krijonte rroba të brendit për të gjitha stinët, përcjell albinfo.ch.
E themeluar në vitin 1924 në Angli, “Belstaff” tashmë ka klientë të llojllojshëm për xhaketat e tyre, derisa ka krijuar rroba edhe për personalitete të njohura, si piloten britanike, Amy Johnson. Che Guevara po ashtu ishte adhurues i xhaketave të këtij brendi, e së fundi ylli i futbollit David Beckham është emëruar promotor i brendit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?