Bota
Nëntë nga dhjetë gra në Bruksel, viktima të ngacmimit seksual
Sipas studimit, 88% e të anketuarave përjetuan ngacmime seksuale nëpër rrugët e Brukselit dhe gjysma e tyre pretendojnë se janë përballur me dhunë fizike
Gati nëntë nga dhjetë gra në Bruksel kanë përjetuar në një formë ngacmimin seksual, sipas një studimi nga Universiteti i Ghent.
Sipas këtij studimi, 88% e të anketuarave përjetuan ngacmime seksuale nëpër rrugët e Brukselit dhe gjysma e tyre pretendojnë se janë përballur me dhunë fizike, përcjell albinfo.ch.
Çdo e treta grua vazhdon të luftojë me pasojat e ngacmimit apo sulmit.
“Nuk ka respekt të mjaftueshëm për gratë. Nëse ato janë të ofenduara seksualisht në rrugë, atëherë nuk është një krim i vogël”, tha sekretarja belge e Shtetit, Bianca Debates, duke kërkuar që hetimi të kryhet.
Ajo mori pjesë në një fushatë për të inkurajuar gratë që t’i raportojnë këto raste në polici dhe po planifikon të sjellë në mars një kërkesë “Duart mënjanë nga Brukseli”, ngjashëm me atë që tashmë ekziston në Francë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?