Shkurt.ch

Ia këput hajnit gishtin me dhëmbë dhe e kthen çantën e vjedhur!

Pasi ia ka shkëputur çantën nga duart gruas 59 vjeçare, hajni niset të ikë me biçikletë nga vendi i ngjarjes. Por ai nuk e kishte parashikuar se kishte të bënte me një grua të fortë e vitale që nuk lejonte të plaçkitej aq lehtë.

Kështu, ajo i vihet prapa hajnit deri sa e kap dhe përveç që ia merr çantën, ajo “për kujtim” nga ai e merr edhe një pjesë të gishtit të vogël, të cilin, në mllef e sipër ia kishte kafshuar aq fort sa ia kishte këputur!

Si dëshmi për këtë, policia e Saporos, Japoni, ka konfiskuar në vendin e ngajrjes pjesën e epërme të gishtit të vogël të hajnit të pafat.