Kosova
Edhe Driton Çaushi heq dorë nga funksionet në Vetëvendosje
Çaushi ka thënë se dorëheqja e tij është e parevokueshme, duke përmendur si një prej arsyeve fushatën linçuese ndaj tij si dhe grafitet në shtëpinë e tij nga grupi që mban tjetër anë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, i është bashkuar grupit të anëtarëve të dorëhequr nga pozitat drejtuese në këtë parti.
Përmes një postimin Facebook, Çaushi ka thënë se dorëheqja e tij është e parevokueshme, duke përmendur si një prej arsyeve fushatën linçuese ndaj tij si dhe grafitet në shtëpinë e tij nga grupi që mban tjetër anë.
“Më është thënë nga disa aktivistë që unë jam identifikuar si pjesë e grupit të Dardan Molliqajt. Edhe pas një viti nga fillimi i kësaj krize, e edhe pse e kam kërkuar, edhe nga Albin Kurti, unë ende nuk kam marrë asnjë shpjegim racional, të bazuar e të shëndoshë për një kualifikim të tillë. Asnjë shpjegim të denjë për një organizatë të emancipuar siç unë e njihja Lëvizjen Vetëvendosje!.
Ky animozitet ndaj meje ka vazhduar të rritet duke kulmuar në fushatën zgjedhore. Në fushatën e zgjedhjeve parlamentare në Qershor, kishte një antifushatë të qartë ndaj meje dhe Arbërie Nagavcit nga një grup i aktivistëve në Gjakovë”, ka shkruar ai.
Çaushi thotë se ka pak shpresë për një zgjidhje të problemit që ka kjo parti.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër uron për Festën e Flamurit dhe njofton për ditë pushimi Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër i uron të gjithë qytetarët për Festën e 28...
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
Jeta në Zvicër
-
SBB njofton më shumë trena të natës me orar të ri Është e njohur që nga 15 nëntori se Zvicra frëngjisht-folëse do të përjetojë ndryshimin më të...
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e neutralitetit
-
Takimi i samitit në Bernë për të diskutuar marrëdhëniet midis Zvicrës dhe BE-së
-
Kantoni i Schwyz-it shton linjat e natës
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër uron për Festën e Flamurit dhe njofton për ditë pushimi