Shkurt.ch
Një panterë e zezë në pyjet e Soloturnit?
Ndërkohë, mediet njoftojnë se në Gjermaninë e Jugut një panterë është shpallur e humbur
Një panterë e zezë është parë në pyjet e kantonit Solothurn. Ky njoftim ka dalë nga burime të ndryshme dhe është publikuar sot në mediet zvicerane. Nuk dihet se si kjo kafshë e rrezikshme e familjes së tigrave, që normalisht jeton në Afrikë, Azi ose Kaukaz, ka humbur rrugën në Zvicër.
Ndërkohë, mediet tregojnë se në Gjermaninë e Jugut një panterë është shpallur e humbur. Por ende nuk dihet nëse ai ka lidhje me panterën që po qarkullon në pyjet e Zvicrës.
Megjithëse një kafshë si pantera paraqet rrezik për njerëzit, policia ende nuk ka vendosur shenja rreziku në pyjet ku thuhet se është parë ajo, shkruajnë mediet zvicerane.
Një zëdhënëse e policisë së Solothurnit thotë se ende nuk është e qartë nëse kafsha e parë në pyjet e afërta është panterë ose ndonjë lloj tjetër maceje e madhe.
Gjatë vikendit të kaluar në pyjet e Solothurnit e më gjerë ka pasur një lëvizje të madhe të njerëzve kureshtarë për të parë dhe fotografuar panterën e zezë. Disa prej tyre madje kishin vendosur edhe kurthe dhe kareme të ndryshme për të kapur egërsirën!
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert