Integrimi
Olimpiada e Baletit për herë të parë në Zvicër
Më 13 maj organizohet në Zvicër Olympiada e Baletit në sallën sportive "La Riveraine" të Neuchâtëlit
Ky eveniment, që tashmë zhvillohet me sukses të madh në gjithë Italinë që prej 12 vjetësh, është krijuar nga balerini i njohur shqiptar i karrierës ndërkombëtare, Enkel Zhuti, i cili do të marrë pjesë personalisht në këtë premierë për Zvicrën, pionier i së cilës do të jetë Kantoni i Neuchâtelit.
Për ketë premiere, ku janë regjistruar tashmë 220 nxënës nga të gjitha shkollat e kantonit në 12 grupe, e të cilët do të konkurrojnë për fituesin e kupës 2012, do të kemi të ftuar nderi kryetarin e Akademisë se Shkencave të Shqipërisë, Gudar Beqiraj, gazetaren e njohur të BBC-së, Mirela Manaj, si dhe një juri ndërkombëtare të ardhur nga Londra e Milano.
Kënga e hapjes së Olympiadës se Baletit, kushtuar Neuchâtëlit, si pionier i parë i këtij aktiviteti, është krijuar nga kompozitori i njohur shqiptar, Edmond Zhulali, dhe do të këndohet për here të parë nga rok-stari më i ri shqiptar, Dilan Reka.
Afishja është punuar me mjeshtëri nga Premtim Hajdari, gjë qe i jep vulën e një produksioni shqiptar këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor-sportiv të kantonit Neuchâtel.
Aktiviteti drejtohet nga animatori i njohur neuchatelas, David Haeberli nën drejtimin artistik të Edlira Dedja Bytyqit.
Për më shume informacione, konsultoni faqen në Facebook: “Comité Olympiades”.
Jeni të ftuar të vini me gjithë fëmijët tuaj ne këtë manifestim artistik, sportiv e festiv, duke ju siguruar se do të përjetoni mbresa të mëdha si dhe krenari për artistët e krijuesit tuaj.
Më shumë informacione:http://www.albinfo.ch/njoftime/neuch%C3%A2tel-olimpiada-e-baletit-me-enkel-zhutin-68210
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












