Shkurt.ch

Francezët zgjodhën për president François Hollande

François Hollande është zgjedhur me rreth 52 për qind të votave për president të ri të Francës.

Nicolas Sarkozy bëri thirrje mbështetësve të tij që të respektojnë rezultatin duke pranuar humbjen e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale që u zhvillua sot në Francë.

“Francois Hollande ështe president dhe duhet të respektohet”, tha Sarkozi përkrahësve të tij në Paris, transmeton AFP.

Nicola Sarkzoy ka marrë 48 për qind të votave dhe ky është kryetari i parë francez që humbi mandatin e dytë në zgjedhjet presidenciale që nga vitin 1981.

Ndërsa për herë të parë pas 17 vjetëve, një socialist kthehet në pallatin presidencial  në Francë.

Pjesëmarrja në balotazhin e së dielës ishte relativisht e madhe. Rreth 72 për qind e 46 milionë qytetarëve me të drejtë vote, kanë votuar deri në orën 17