Kuriozitete
Lind ariu i parë polar në Britani pas 25 vjetësh
Këlyshët e fundit të arinjve polarë që kishin lindur në tokën britanike ishin në Yorkshire në vitin 1992
Një ari polar u lind në kopshtin zoologjik mbretëror në Skoci për herë të parë pas 25 vjetësh, transmeton albinfo.ch.
Kujdestarët në Highland Wildlife Park në Kincraig, në verilindje të Skocisë, kanë thënë se nëna e ariut, Victoria, lindi para Krishtlindjes. Por kujdestarët nuk janë të sigurt nëse Victoria lindi një apo më shumë këlyshë, meqë ende nuk kanë qasje tek ajo sepse nënat i mbrojnë këlyshët e tyre jashtëzakonisht shumë dhe kanë nevojë ekstreme për privatësi.
Mes tjerash, këlyshët e arinjve polarë kanë nivel të lartë të mortalitetit gjatë javëve të para të jetës nga shkaku i moszhvillimit të mjaftueshëm të sistemit të tyre imunitar dhe mbijetesa e këtij këlyshi të lindur do të konfirmohet zyrtarisht vetëm në mars, kur nëna e ai dalin bashkë nga zona e tyre.
E këlyshët e fundit që kishin lindur në tokën britanike ishin në Yorkshire në vitin 1992.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë