Kuriozitete

Gjendet shishja më e shtrenjtë e vodkas

Shishja, e bërë nga ari dhe argjendi si dhe me pjesë diamanti, ishte e huazuar në një bari në Kopenhagë, i cili ka një koleksion të vodkave

Një shishe e vjedhur vodka, që mendohej se ishte më e shtrenjta në botë në vlerë prej 1.3 milionë dollarëve, është gjetur në një hapësirë të zbrazët ndërtimi, ka njoftuar policia daneze.

Shishja, e bërë nga ari dhe argjendi si dhe me pjesë diamanti, ishte e huazuar në një bari në Kopenhagë, i cili ka një koleksion të vodkave.

Shishja u gjet në gjendje të mirë në një hapësirë ndërtuese në qytet.

“Nuk e di se çfarë ndodhi me vodkan, por shishja ishte e zbrazët”, ka htënë Riad Tooba, zyrtar i policisë së Kopenhagës, për agjencinë e lajmeve AFP.

Pronari i lokalit nga i cili u vodh shishja, Brian Ingberg, thotë se ajo do të ketë çmimin e njëjtë, transmeton Albinfo.ch.

“Fatkeqësisht është e zbrazët. Është një nga vendet e ndërtimit në të cilën u gjet. Ndjehem perfekt. Zoti i vodkas na ruajti”, ka thënë Ingberg.

Ingberg ka thënë po ashtu se ka më shumë vodka që më parë ishte në shishe andaj ka planifikuar ta rimbushë atë dhe ta vendosë në pah.

http://www.albinfo.ch/vidhet-shishja-e-shtrenjte-e-vodkas/