Uncategorized
Qeni i qëndron për disa javë pranë trupit të pronares së vdekur
Shpëtimtarët kanë thënë se qeni ishte në gjendje të rëndë për shkak të mungesës së ushqimit dhe do të ngordhte nëse nuk do të gjendej
Një qen ka dalë tejet besnik për pronaren e tij.
Qeni është shtrirë për disa javë krahas trupit të vdekur të pronares të tij, derisa u gjetën në një banesë në Hungari.
Qeni i quajtur Zsazsa u gjet në një apartament në Budapest. Ky qen ishte në gjendje të rëndë kur u gjet, kanë thënë zyrtarët për mbrojtjen e kafshëve.
Pronarja e Zsazsas, një grua rreth gjashtëdhjetëvjeçare, duket se kishte vdekur për shkaqe natyrale.
Fqinjët kishin thirrur policinë pasi nuk e kishin parë për disa javë të moshuarën, transmeton Albinfo.ch.
Policia hyri në apartament dhe gjeti qenin e shtrirë afër pronares së vet.
Shpëtimtarët kanë thënë se qeni ishte në gjendje të rëndë për shkak të mungesës së ushqimit dhe do të ngordhte nëse nuk do të gjendej.
Tani ky qenush është nën kujdesen e autoriteteve.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona Anëtarët e Forcave të Armatosura të Zvicrës do të marrin vetëm një uniformë të veçantë fustani...
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve