Lifestyle
Pas akuzave për ngacmime seksuale, tërhiqet shefi i baletit amerikan
Këto pohime janë duke u hetuar nga disa hetues të pavarur që i angazhoi kompania muajin e shkuar, pasi që ky institucion pranoi një letër anonime, në të cilën përmendeshin në detaje krimet e Martins
Shefi shumëvjeçar i baletit të Nju-Jorkut, Peter Martins, është duke u pensionuar nga kompania e njohur e vallëzimit dhe nga shkolla amerikane e baletit, ku ai ishte dekan, pas pohimeve për ngacmime seksuale dhe abuzim fizik e verbal ndaj valltareve, transmeton albinfo.ch.
Këto pohime janë duke u hetuar nga disa hetues të pavarur që i angazhoi kompania muajin e shkuar, pasi që ky institucion pranoi një letër anonime, në të cilën përmendeshin në detaje krimet e Martins.
Në një letër dërguar bordit, Martins thotë se i ka mohuar akuzat dhe vazhdon t’i mohojë. Ai madje i përshkroi akuzat si anonime dhe me dekada të vjetra.
71-vjeçari nuk deshi të komentonte publikisht këtë, por ai është vetëm edhe një më shumë në mesin e dhjetëra personaliteteve me profil të lartë, i cili u ballafaqua me akuza për ngacmime.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë