Shkurt.ch

Dyfish më tepër abuzime të ndihmave sociale

Në qytetin e Cyrihut gjatë vitit të kaluar janë zbuluar dhe denoncuar dyfish më tepër raste të abuzimit me ndihmat sociale krahasuar me një vit më parë.

Prokuroria shtetërore e kantonit të Cyrihut e ka konfirmuar për emisionin 10vor10 se gjatë vitit 2010 kanë qenë 48 raste denoncimi për abuzim ndihmash sociale ndërsa një vit më vonë plot 116 të tilla. Madje, po u krahasua shifra me vitin 2009, i bie se ajo është shtuar për tre herë. 

Kryetari i Konferencës Zvicerane të organizatave të ndihmës sociale mendon se këto shifra kanë shënuar rritje të madhe gjatë vitit të kaluar në gjithë Zvicrën. Por kjo, sipas tij, nuk do të thotë se ka rritje të abuzimeve.

Shifrat e dyfishuara tregojnë në radhë të parë për efikasitetin e rritur të hetimit të rasteve të dyshuara për abuzim.