Shkurt.ch
Afera Falciani: Manipulim i dosjeve informative
Dosjet që iu kanë kthyer Zvicrës nga shteti francez kanë pësuar ndryshime
Në vitin 2009, Hervé Falciani, një bashkëpunëtor i filialit të bankës HSBC në Gjenevë, kishte vjedhur të dhëna të ndieshme bankare për klientët francezë të kësaj banke në Zvicër dhe ua kishte dorëzuar ato autoriteteve tatimore franceze. Vendosshmëria e autoriteteve franceze për shfrytëzimin e këtyre të dhënave kishte provokuar reagimin e autoriteteve zvicerane, duke marrë kështu përmasa të një afere shteti. Zvicra i kishte kërkuar Francës një kopje «forensike» të dhënave të vjedhura në fjalë. Kjo e fundit, pas mbi një viti, ia ka kthyer Zvicrës një kopje të thjeshtë harddisku të të dhënave në fjalë dhe ku, pas një ekspertize nga Policia federale e drejtësisë, konstatohen ndryshime në dosje, pra të dhënat në fjalë mund të kenë pësuar ndryshime. Me fjalë të tjera, në mediet franceze hidhen dyshime se dikush ka mundur t’i ndryshojë të dhënat për të fshehur emrat e ndokujt në Francë ? Megjithatë, hapja e një hipoteze të tillë në një kontekst zgjedhor në Francë do të duhej të merret me rezervë. Në lidhje me çështjen në fjalë, në muajin shkurt të këtij viti instanca më e lartë franceze i ka dhënë arsye Zvicrës pas anulimit të një bastisjeje të autoriteteve tatimore franceze në shtëpinë e një qytetari francez, me arsyen se ajo bazohej mbi një informatë të marrë në mënyrë ilegale (të vjedhur).
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës