Bota
Shtatë të burgosur ikin nga burgu brenda javës në Berlin
Derisa policia ishte në kërkim të pesë personave që u arratisën nga burgu “Plötzensee” të Berlinit të enjten, dy të tjerë janë larguar vetëm katër ditë më vonë, në ditën e Vitit të Ri, përcjell albinfo.ch.
Por, një nga dy të arratisurit e fundit është kthyer të hënën në mbrëmje. Të arratisurit e Vitit të Ri kishin kushte të posaçme të paraburgimit dhe u lejuan të largoheshin nga burgu në e Charlottenburgut të Berlinit për një sasi të caktuar kohe, sipas një zëdhënësi të burgut.
Por, 44-vjeçari dhe 21-vjeçari në vend se të largoheshin lirshëm nga hyrja kryesore, ata dolën duke manipuluar nga një dritare në një qeli e të burgosurve.
Njëri ishte i dënuar për gjobat e papaguara nga 2 dhjetori deri më 31 mars, derisa tjetri nga 15 dhjetori deri më 18 shkurt.
Të enjten e kaluar, katër të burgosur, të moshës mes 27 dhe 38-vjeç kishin arritur të ikin nga i njëjti burg, duke përdorur një çekiç të rëndë. Ata nuk e kishin vështirë të gjenin mjete të rënda, pasi punonin në një dyqan riparimi.
Ata ishin të dënuar për krime si vjedhje, shantazhe, grabitje dhe sulme serioze.
Policia kuptoi të nesërmes, se një tjetër i burgosur me privilegje të posaçme për t’u larguar dhe për t’u kthyer prapë në burg, është arratisur dhe nuk është kthyer më.
Gjashtë të burgosurit janë ende në arrati.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind