Shkurt.ch

Kërkohet burg i përjetshëm për vrasjen e trefishtë

Dy meshkuj dhe një femër akuzohen për vrasje të shumëfushtë të rëndë, plaçkitje dhe veprime përgatitore për vrasje

Tre të akuzarit për vrasje të trefishtë në Grenchen të Solothurnit duhet të marrin dënim të përjetshëm, ka kërkuar  prokurori në një pledoaje që ka zgjatur katër orë. Sipas tij, bëhet fjalë për njërin ndër krimet më të rënda në historinë krimalistike të Zvicrës.

Rasti, i cili ka ndodhur më 5 qershor 2009, pati tronditur Zvicrën. Dy meshkuj dhe një femër akuzohen për vrasje të shumëfushtë të rëndë, plaçkitje dhe veprime përgatitore për vrasje.

Dy meshkujt zviceranë, në mënyrë veçanërisht mizore kishin shuar një familje treanëtarëshe.Gruan 55 dhe vajzën e saj 35 vjeçare i kishin mbytur duke ua zënë frymën me qese plastike. Ndërsa kreun e familjes, një burrë 60 vjeç e kishin ekzekutuar me një të shtënë arme prapa koke, në sy të të bijës e cila ende ishte gjallë. Të dy meshkujt e kanë pranuar autorësinë e vrasjes.

Dy bashkëshortët i ka vrarë një 35 vjeçar, ish sportist kulminant, ndërsa vajzën, një 27 vjeçar. Ndërsa e akuzuara e tretë, zvicerane 51 vjeçare nuk e pranon veprën, porositje të vrasjeve.

Dy meshkujt i kishin pasur borgje gruas 51 vjeçare. Ajo, sipas akuzës, u kishte bërë presion që të plaqkitnin familjen tashmë të ndjerë, për të nxjerrë borgjet e saj.Gjykimi vazhdon të hënën.