Shkurt.ch

Zvicerani kalon me not gjithë rrjedhën e Rajnës

Me një shpejtësi prej 50 kilometrash në ditë, Bromeis synon që më 31 maj, me1233 km të kaluara të mbërrijë në Rotterdam

Sportisti ekstrem zviceran Ernst Bromeis ka vendosur që të thyejë një rekord: të kalojë me not të gjithë rrjedhën e lumit Rajna, nga Zvicra deri në derdhjene saj në Roterdam të Holandës. Bëhet fjalë për një gjatësi prej 1233 kilometrash.

Nisjen simbolike të këtij aksioni ai e ka bërë në Tomasse të kantonit Graubünden, në lartësinë mbidetare prej 2300 metrash, ku është burimi i Rajnës. Mirëpo turi i v¨rtetë i notit do të fillojë sot, në Disentis.

Me një shpejtësi prej 50 kilometrash në ditë, Bromeis synon që më 31 maj të mbërrijë në Rotterdam.

“Uji është i dëmtueshëm por njëkohësisht burim elementar i jetës sonë, prandaj duhet ta mbrojmë atë”, ka thënë ai në nisje të aksionit të tij.