Kuriozitete

Binjakët, njëri lind më 2017, tjetri më 2018

Dy binjakë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lindur me 20 minuta dallim, megjithatë, në dy vite të ndryshme, shkruan albinfo.ch.

Binjakët Joaquin dhe Aitana de Jesus Ontiveros pritej të lindnin më 27 janar të vitit 2018.

Por, nëna e tyre shkoi në lindje të parakohshme në natën e Vitit të Ri, dhe bebet lindën në ditë, muaj dhe vite të ndryshme.

I pari ka lindur më 31 dhjetor 2017, derisa i dyti më 1 janar 2018, edhe pse faktikisht kishin vetëm 20 minuta dallim nga lindja e tyre.

Ata erdhën në jetë shëndosh e mirë, në Qendrën Mjekësore Rajonale Delano në Kaliforni të SHBA-ve.

Dy binjakët, ndonëse ndajnë gjithçka së bashku, nga gjenet e deri te ushqimi, ata nuk do ta kenë ditëlindjen e njëjtë, e as vitin e njëjtë të lindjes.