Shqipëria

Urimi i Ramës: Qoftë një vit i bukur për të gjithë shqiptarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur mëngjesin me urimin që ky vit të jetë i bukur për Shqipërinë, Kosovën e të gjithë shqiptarët kudo ku janë, përcjell albinfo.ch.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë imazh të ardhjes së Vitit të Ri në Tiranë, ju uroj me gjithë zemër që drita e mbarësisë të udhëheqë rrugën e të gjithë familjeve tuaja. Qoftë një vit i bukur për Shqipërinë, Kosovën e të gjithë shqiptarët kudo ku janë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Ndryshe, Rama këtë vit e ka shpallur si Vitin e Skënderbeut, ku do të ketë shumë aktivitete gjatë tërë 2018-ës.