Shkurt.ch

Zvicerania e rrëmbyer, ndihmë nga Qeveria e Zvicrës

Sipas burimeve të shtypit jemenas, pengmarrësit kanë kërkuar 1.2 milion franga për ta liruar zviceranen

Një grua zvicerane e kidnapuar në Jemen ka kërkuar ndihmë nga Qeveria e Zvicrës. Këtë veprim ajo e ka bërë përmes një video incizimi drejtuar Ambasadës në Jemen Qeverisë së Zvicrës, ku kërkon nga të dyja që të ndërmarrin gjithë çka është e mundur për ta liruar.

Zvivcerania që po mbahet peng kishte punuar për një instut gjuhësor në qytetin Hudaida në breg të Detit të Kuq . Sipas burimeve të shtypit jemenas, pengmarrësit kanë kërkuar 1.2 milion franga për ta liruar zviceranen.

Burimet pohojnë se gruaja e mbajtur peng nuk është keqtrajtuar.

Departamenti i Punëve të Jashtme i Zvicrës është duke provuar të vërtetojë nëse videoja paraqet me të vërtetë zvuceranen e rrëmbyer apo jo.