Shkurt.ch

Festa e 1 Majit kalon e qetë

Policia që më parë kishte marrë direktiva që çdo përpjekje për eskalim të situatës ose për demonstrata paralele, ta shuante me kohë

Me mijëra veta kanë marrë pjesë në parakalimin demonstrues të 1 majit rrugëve të Cyrihut. Sipas komitetit organizativ kanë qenë rreth 12 mijë pjesëmarrës në këtë manifestim.  Në qytete tjera si në Bazel, Bernë etj. ka pasur tubime më të vogla që nuk kanë kaluar shifrat prej 2000 vetash.

Në përfundim të marshit, në Bürkliplatz është mbajtur tubimi përmbyllës me fjalime të shumta. I pari e ka marrë fjalën kryetari i Federatës së Sindikatave të Zvicrës, njëherësh deputet nacional, Paul Rechtsteiner.

E gjithë rrjedha e manifestimit ka ecur e qetë, me gjithë faktin se në mesin e marshuesve ishin infiltruar edhe pjesëtarë të “Bllokut të zi”, organizatë ekstremiste. Janë shënuar vetëm provokime të vogla e të izoluara.

Policia që më parë kishte marrë direktiva që çdo përpjekje për eskalim të situatës ose për demonstrata paralele, ta shuante me kohë.