Shkurt.ch
“Nestle”, koncerni më i shtrenjtë zviceran
Top 10 është dominuar nga kompanitë dixhitale, gjithashtu është rritur numri i kompanive të teknologjisë, të cilat janë nën 100 më të shtrenjta
“Nestle” përfundoi në vendin e 18 në mesin e 100 koncerneve në nivel ndërkombëtar, një gradë pas kompanisë holandeze të naftës “Royal Dutch Shell”. “Shell” është kompania më e shtrenjtë në Evropë.
Vendet në krye të listës i zënë kompanitë amerikane dhe gjithnjë e më shumë edhe kompani nga Kina. Numri një është pa dyshim gjiganti kompjuterik amerikan “Apple” me një vlerë tregu prej 876 miliardë dollarësh, përcjell albinfo.ch.
Ngjashëm, vendi i dytë shkon te Google dhe vendi i tretë për Microsoft. Kompanitë kineze të internetit Tencent dhe Alibaba renditen në vendin e shtatë dhe të tetë në dhjetëshin më të lartë me një kryesim të qartë. Ato dyfishuan vlerën e tyre të tregut të aksioneve vitin e kaluar, një sukses kaq të lartë nuk e ka arritur asnjë kompani tjetër.
Top 10 është dominuar nga kompanitë dixhitale, gjithashtu është rritur numri i kompanive të teknologjisë, të cilat janë nën 100 më të shtrenjta. 54 Kompanitë e Amerikës Veriore, 24 evropiane dhe 22 aziatike janë në listën e KE-së. Kështu, numri i kompanive nga Evropa mbeti i njëjtë, ato nga SHBA u reduktuan për tri dhe pjesa aziatike u rrit për tri kompani.
Kompanitë evropiane kanë vlerë shumë më të vogël se konkurrenca nga SHBA-ja dhe Kina dhe nuk arrijnë normat e rritjes. “Royal Dutch Shell” renditet në vendin e 17-të me një vlerë tregu prej 276 miliardë dollarësh. “Nestle”, me 264 miliardë dollarë, renditet e 18-ta.
Kompania farmaceutike “Roche” renditet e 31-ta dhe vlen 213 miliardë dollarë. Konkurrenti “Novartis” vjen me 195 miliardë dhe renditet në vendin e 37-të. Këto formojnë përfaqësimin e vetëm zviceran në top 100 kopanitë më të larta në nivel ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih