Portrete të firmave
Vëllezërit Fida, ekspertë të patundshmërive
Ata janë dy: Meffi dhe Timi. Përveç mbiemrit Fida, të përbashkët kanë edhe punën me pasion që e bëjnë në kompaninë e tyre të patundshmërive “Emperio” në Geroldswil të Cyrihut. Mefaili dhe Betimi, në bisedë për albinfo.ch shpalosin ofertën e kompanisë që udhëheqin
Mefail Fida, është i lindur në vitin 1988. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Betim Fida, i lindur në vitin 1990, është po ashtu i martuar dhe ka një fëmijë. Ata kanë ardhur vitin në Zvicër në vitin 2001. Këtu janë shkolluar dhe kanë jetuar 15 vite në Kanton Wallis. Më vonë kanë kaluar për të jetuar në kantonin e Cyrihut, për të zhvilluar dhe rritur më shumë biznesin dhe rrethin e klientëve.
Albinfo.ch: Ju merreni me ndërmjetësim në shitjen dhe blerjen e pronave të patundshme në Zvicër. Sa kohë ka që merreni me këtë biznes?
Vëllezërit Fida: Kemi hyrë në vitin e pestë si ndërmjetësues profesional në patundshmëri (immobilien), kurse para kësaj kemi punuar në një firmë eminente në Zvicër në rolin e menaxherëve në nivel të Zvicrës. Shkallë kjo në kuadër të së cilës na është besuar edhe aftësimi i këshilltarëve në ndërmjetësimin e patundshmërive.
Sa dinamik është tregu zviceran i patundshmërive?
Duke pasur parasysh normën e ulët të interesit (Hypothekar-Zinsen), në vitet e kaluara dinamika e shitjes ka qenë mesatarisht e lartë edhe sipas statistikave nga Banka Nacionale e Zvicrës SNB. Në bilancin ekonomik familjar vlera e patundshmërive arrin shifrat e larta prej 44% kundrejt kërkesave të kompanive të sigurimit dhe fondeve të pensioneve e cila është 23%. Si ilustrim: Ulja e tregut së aksioneve, ndikon në uljen ekonomike më shumë se sa një aksident “real estate” (immobilien). Duke u nisur nga këto fakte, dinamika e patundshmërisë në Zvicër është pothuajse e pashmangshme.
Cilat janë vështirësitë dhe cilat probleme provoni t`i zgjidhni ju si vëllezër?
Prona (Eigenheim) është çështje besimi dhe shumë emocionale. Vështirësia më e madhe me të cilën përballemi dhe kërkon një trajtim shumë profesional është të fitojmë besimin: besimin e pronarit dhe atë të blerësit. Për të qenë sot, apo për tu bërë një ndërmjetësues profesional, vazhdimisht nevojitet kompetenca sociale, përpikmëria dhe kujdesi për detajet si dhe një domosdoshmëri e veçantë e fleksibilitetit. Si klienti, blerësi apo edhe investitori, kërkojnë raportime dhe është i detyrueshëm profesionalizmi i nivelit të lartë. Nga ky këndvështrim jemi të kujdesshëm në paraqitjen parapreke (Vorleistung) duke marrë shkas edhe nga Henry Ford në citimin e tij “Vor dem Verdienen steht das Dienen” – gjegjësisht “Para se të fitosh, duhet të shërbesh”.
Kush ka mundësi përgjithësisht të investojë sot në Zvicër në patundshmëri?
Gati gjithsecilit i jepet mundësia të investojë në këtë drejtim. Ne, klientëve u ofrojmë konsultime dhe udhëzime falas dhe para se gjithash analizojmë gjendjen financiare të klientit dhe potencialin monetar për investime në këtë fushë.
Cili shet më shumë e cili më pak?
Rolet janë qartë të definuara që të arrihet një kualitet i shkëlqyer. Në emperio AG kemi disa këshilltarë nëpër filiale të ndryshme si: Zürich, Aargau, Luzern dhe Wallis. Meffi është përgjegjës në shitje dhe merret me kujdesin ndaj këshilltarëve tanë (Immobilienmakler). Timi bart përgjegjësinë e marketingut, informatikës dhe të të gjithë mbështetjes në “backoffice”. Kurse në udhëheqjen tonë, kemi gjithashtu mbështetjen dhe përkrahjen e partnerit tonë zviceran Ricard Kuonen.
A ekziston ndonjë konkurrencë mes jush?
Frymëzimi dhe pozitiviteti i energjisë na vjen në mënyrë spontane nga vëllezërit Klitschko: Luftojmë për njëri tjetrin por kurrë kundër njëri tjetrit!
Çfarë shkollimi keni të kryer?
Meffi e ka të kryer Shkollën e Lartë të Ekonomisë së Përgjithshme në Bernë pas mbarimit të “Kaufmännische Lehre” (shkollës komerciale) dhe ka tashmë një përvojë të specializuar në fushën e immobilieve.
Kurse Timi ka mbaruar në “Treuhand & Immobilien” (këshilltar tatimor dhe patundshmëri) si dhe ka specializuar në fushën e marketingut.
Sa është interesante të merreni me patundshmëri?
Fakti se do t`i mundësosh dikujt të blejë shtëpi, në të cilën ai dotë ndjejë ngrohtësinë dhe dashurinë familjare, e bën këtë profesion akoma më të bukur.
Në çfarë shifrash lëvizin çmimet e patundshmërive: apartamente dhe shtëpi në Cyrih?
Kjo është në varësi nga pozita e objektit, standardi dhe kushtet e tij. Megjithatë, shifrat lëvizin nga CHF 700’000 deri CHF 30 milionë franga.
Sa është reformuar tregu i patundshmërive me inovacionet teknike dhe modelet e reja?
Në 5 vitet e fundit, dixhitalizimi po përjeton një zhvillim shumë të lartë dhe të përshpejtuar. Paraqitja e objekteve me Video-Dron, mënyra virtuale e paraqitjes së objekteve apo planet në 3D është gjithmonë në favor të klientit dhe vlerësimi, në këto rrethana është shumë i lehtë.
Sa janë të përfshirë shqiptarët në këtë biznes në Zvicër, apo vetëm i ndërtojnë objektet dhe dikush tjetër i shet?
Ka një rritje të madhe nga dita në ditë dhe kjo gjë na gëzon tej mase, sepse është tregu më i sigurt dhe afatgjatë në botën e investimit në këtë drejtim. Pikësynimi ynë është të ndihmojmë denjësisht bashkatdhetarët tanë aty ku është më se e mundur dhe e nevojshme. Në këto rrethana dhe kushte, ne planifikojmë që në një të ardhme të afërt të hapim edhe Immobilienverwaltung (mirëmbajtjen administrative të objekteve).
Profili i kompanisë
- Adresa: Geroldswil
- Aktiviteti: Pasuri të patundshme, sidomos shtëpi
- Tel: 044 586 33 44
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025