Shkurt.ch

Ariu, bie “si dardhë” nga druri

"Ka qenë një aterrim perfekt", ka thënë një zëdhënës i policisë

Një ari i murrmë i ka bërë një vizitë befasuese arealit të universitetit Colorado. Nën shikimet e studetëve të zënë në befasi ai ka shëtitur nëpër parkun e universitetit dhe së fundi është ngjitur në një pemë. Për të hequr çdo dilemë për rrezikshmërinë eventuale të kafshës së egër, rojtarët e kanë qëlluar atë me një gjilpërë narkotizuese.

Vetëm pak pas kësaj, ariu, ashtu siç e tregon edhe kjo fotografi, duke iu nënshtruar ligjit të gravitetit, ka rënë nga pema. Rojtarët janë kujdesur që ai ta ketë butë dhe të mos pësojë nga kjo rënie.

“Ka qenë një aterrim perfekt”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Më tutje, autoritetet, pasi e dërguan ariun në malet e afërta,  i instaluan atij një çip elektronik transmetues për të përcjellë lëvizjet e tij.