Integrimi
Restoranti i Rene Rexhepit sërish numër një në botë
Revista e specializuar britanike "Restaurant Magazine" sërish e ka zgjedhur restorantin e Rene Rexhepit në Kopenhagë si më të mirin në botë
Për të tretin vit me radhë, restoranti “Noma”, pronë e kuzhinierit, Rene Rexhepit, një shqiptari nga Danimarka, me prejardhje tetovare, kryeson listën e 50 restoranteve më të mira në botë.
Revista e specializuar britanike “Restaurant Magazine” sërish e ka zgjedhur të hënën restorantin e Rene Rexhepit në Kopenhagë si më të mirin në botë.
Restoranti ndodhet në Kopenhagë dhe është i vendosur në një kantier të vjetër të shekullit 18, të rinovuar të anijeve. Në këtë restorant të shqiptarit Rexhepi shërbehen kryesisht specialitete nordike të klasit superior.
Dy restorante spanjolle pasojnë listën e restoranteve më të mira botërore në vendin e dytë dhe të tretë: “El Celler de Can Roca ” në Girona dhe “Mugaritz” në San Sebastian.
Në Spanjë vlerësohen pesë restorante të nivelit botëror. Franca mburret me shtatë restorante të klasit të parë, pesë prej të cilave në mesin e 20 më të mirëve në botë.Tetë nga restorantet më të zgjedhura gjenden në SHBA, dhe katër në Amerikën e Jugut
Për një renditje të tillë restorantesh magazina britanike “Restaurant Magazine” kishte marrë mendimin e 800 kritikëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë.
@Keystone
@Keystone
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














