Shkurt.ch
Ushtria ua kërkon librezat 27.000 ish ushtarëve
Kjo bëhet për të siguruar informatat se ku ndodhen armët ushtarake të këtyre personave
Ushtria e Zvicrës ka kërkuar nga 27000 ish ushtarë të saj që t`i dërgojnë në bazë librezat e tyre ushtarake.
Ndryshe nga sa ishte njoftuar më herët, baza e të dhënave të ish shërbyesve ushtarakë nuk është zhdukur, por këto të dhëna duhen koordinuar. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i ushtrisë, Christoph Brunner në radion e Zvicrës Pèerëndimore (në gjuhën frënge) “RTS”.
Në këtë kontekst nevojiten edhe informatat se ku ndodhen armët ushtarake të këtyre personave. Por, sipas zëdhënësit, vendndodhja e armëve nuk është e panjohur për ushtrinë.
Deputeti nacional i FDP-PLR nga Gjeneva, Hugues Hiltpold në po këtë radio ka thënë se është e patolerueshme që ushtria të mos dijë vendin ku gjenden armët e saj. Sipas tij, një gjendje e tillë mund të quhet dramatike.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës