Shkurt.ch

Gjigantit brazilian, 3 miliardë franga “dhuratë tatimore”

Vale, nuk kishte paguar tatime komunale e as kantonaleprej ndërsa kishte përfituar zbritje 80 për qind nga ato federale

Ndërmarrja e madhe braziliane e minierave Vale, kishte kursyer miliarda të tërë prej lirimit nga tatimet, kur kishte vendosur selinë e saj në kantonoin Vaud, në vitin 2006.

Sipas përllogaritjes që kishte bërë ekonomisti Samuel Bendahen nga Universiteti ETH i Lozanës, ghjiganti i miierave kishte përfituar një “dhuratë” tatimore prej 3 miliardë frangash nga shteti i Zvicrës.

Në llogaritjen që studiuesi në fjalë e ka prezantuar në televizionin e Zvicrës perëndimore, është mbështetur në raportet e punës dhe në deklarimet e vetë ndërmarrjes. Vale, pas vendosjes së saj në Zvicër nuk kishte paguar kurrfarë tatimesh komunale e as kantonale. Ndërkaq, nga tatimi federal kishte përfituar një zbritje prej 80 për qind, raporton sda.

Përgjegjësit e tatimeve në Lozanë nuk i vërtetojnë dhe as përgënjeshtrojnë të dhënat e prezantuara nga Bendahen, me arsyetimin se ato u nënshtrohen detyrimit të ruajtjes së sekretit financiar.