Lifestyle

Club Noar “përzien kartat” e diskotekave të mëdha

“Club Noar është një vazhdimësi e kërkesave të musafirëve të Relax-it”, por në përmasa me gjigante, me muzikë live, me një ndarje moderne e të barabartë mes atyre që duan ta shijojnë tymin e nargjileve (`shisha`) dhe pjesës tjetër që kërkon të festojnë në ambient të shëndoshë, pa tym e cigare“

Shtatori i këtij viti ka qenë muaji kur ka hapur portat diskoteka elitare „Club Noar“ në Luzern.

Infrastruktura tërësisht e re dhe moderne e këtij klubi ofron një ambient mahnitës për të rinjtë që kërkojnë ta kalojnë natën të relaksuar pranë yjeve të muzikës hip-pop, rep, R&B. Kurse për qeflinjtë e traditës „e kallim herë pas here edhe me hite popullore“, thotë pronari i clubit, Luan Vishaj.

“Club Noar” është një risi në mesin e diskotekave elitare që ka rinxjerrë mbi tavolinë „kartat“ e jetës së natës për të rinjtë që kërkojnë „relax“ brenda një ambienti, pa pasur nevojë të bredhin poshtë e lart në kërkim të kompletimit të adrenalinës së tyre të jetës së natës.

Të specializuar për përgatitjen e nargjileve (shishave)

Prapa këtij klubi qëndrojnë njerëz që i njohin mirë kërkesat e të rinjve. Ata janë të specializuar në përgatitjen e nargjileve (“shishave”). Luan Vishaj dhe vëllezërit e tij janë pronarë të “shisha clubit” të njohur „Relax“ dhe restorantit me ushqime tradicionale në Emmenbrücke.

„Në `Relax` kemi brenda një dite 100 deri në 150 porosi të shishave“, tregon 31 vjeçari Luan Vishaj, i cili drejton biznesin familjar bashkë me vëllëzërit.

„Te ne nuk ka shanse me të gërrith fyti pasi ta kesh tymosur një shisha, ne jemi shumë të vëmendshëm në këtë pikë që shisha të jetë e cilësisë së lartë“, thotë Luani.

“Relax” nga meraklinjtë e shishave radhitet në mesin e klubeve më të njohura të Zvicrës. Aty frekuentojnë të rinj nga mbarë Zvicra.

“`Club Noar` është një vazhdimësi e kërkesave të mysafirëve të `Relax`-it”, thotë Luani dhe shton, “por në përmasa më gjigante, me muzikë live, me një ndarje moderne e të barabartë mes atyre që duan të shijojnë tymin e shishave dhe pjesës tjetër që kërkojnë të festojnë në ambient të shëndoshë, pa tym e cigare“.

Vend për të festuar 1000 veta

“Club Noar” ka një hapësirë të gjerë që ofron një ambient festiv për deri në njëmijë persona dhe punon nga e enjta deri të dielën“, tregon deçanasi Vishaj. Ai punëson deri në 30 punëtorë gjatë fundjavëve në një diskotekë fringo të re, me moblije të bëra në Kosovë dhe një investim që kap gjashtë shifrat. Me birrën shumë të kërkuar kosovare “Peja” e “Ujin e Drinit” dhe pije tjera, familja Vishaj tregon lidhmërinë e fortë me vendin e origjinës, Kosovën.

“Jemi shumë të lidhur me Kosovën, moblijet në fakt krejt prej Kosovës i kemi sjellë. Kemi pasur oferta nga Bullgaria e Rumania me çmim edhe më të lirë t`i marrim, por kemi dashur t`i sjellim nga Kosova dhe unë jam shumë i kënaqur me cilësinë e punës“, përfundon Luani.

Programi festiv i fundvitit, premierë në diskotekën „Noar“

Dafina Zeqiri kthehet pas shumë vitesh sërish, më 30 dhjetor, në Zvicër.

Programi festiv për Krishtlindje dhe festat e fundvitit është i mbushur me emra të njohur të estradës sonë si Dafina Zeqiri, Kida, Mozzik, Getinjo, „Elita 5„, Xhika, Skedi, Enis Bytyqi, Lumi B, Fair.

Informacione shtesë në linkun e doskotekës: www.noarclub.ch

 

Zhanri i muzikës më të kërkuar është Rep dhe R&B

Muzika tallava po vdes… me këtë lloj muzike nuk e mbush vendin me më shumë se një grusht njerëzish, ajo po zhduket në ambiente të vendeve ku frekuntojnë të rinjtë.

„Të rinjtë kërkojnë muzikën rep, hip-pop e R&B. Sot nuk shkon më muzika tallava, njerëzit e muzikës Tallava janë plakur, ata nuk dalin më“  tregon Luani përvojën e tij në klubin „Relax“ dhe „Noar“.