Bota
Gjermania ka nevojë për 300 mijë punëtorë të kualifikuar
Kreu i Agjencisë Federale Gjermane për Punë i kërkon qeverisë të hartojë një ligj që do të lejojë vendin të marrë rreth 300,000 punëtorë të kualifikuar jashtë Bashkimit Evropian çdo vit për të plotësuar nevojat e industrisë vendëse, përcjell albinfo.ch.
Ligji i emigracionit nuk do të kishte të bënte me refugjatët që do të vinin në vend për shkaqe humanitare, por do t’u referohej njerëzve që duhet të vijnë dhe të punojnë në Gjermani, thotë ai, duke i kërkuar shtetit të bëjë kritere për migrimin e këtyre punëtorëve. Një ligj që do të krijonte një mundësi për të luftuar mungesën e fuqisë punëtore të ekspertëve duhet të miratohet në periudhën e ardhshme legjislative, thotë drejtori Detlef Scheele.
Ai informoi se tashmë ka një ekip të specializuar në Agjenci që duhet të përgatisë një zgjidhje për importimin e punëtorëve jashtë BE-së.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih