Shkurt.ch

Gjashtë të vdekur në aksidentin e djeshëm ajror

Tre fëmijë kanë humbur të dy prindërit e tyre në këtë fatkeqësi të rëndë

Rrëzimi i një aeroplani të vogël në pasditen e djeshme në Kantonin e Friburgut ka shkaktuar gjashtë të vdekur. Këtë e ka vërtetuar natën e mbrëmshme edhe Policia Kantonale e Friburgut.Aeroplani qe nisur nga Lozana dhe është rrëzuar, nga shaqe ende të panjohura, në një fushë, në Tatroz, në afërsi të Châtel St-Denis.

Siç bën të ditur gazeta “Le Matin Dimanche” bëhet fjalë për një fluturim të familjarëve me rastin e një ditëlindjeje. Tre fëmijë kanë humbur të dy prindërit e tyre në këtë fatkeqësi të rëndë.