Kuriozitete

Lind në autostradë

Një çift në Minnesota të SHBA-së janë bërë prindër në një vend të veçantë.

Teksa shkonin në spital në Ditën e Krishtlindjeve, Hannah Lindeman pati probleme dhe u detyrua të ndalej në autostradë për të pritur një auto-ambulancë, transmeton Albinfo.ch.

Në një mot të ftohtë me temperaturë -19 gradë Celsius, foshnja nuk priti dhe Hannah solli në jetë një vajzë në ulësen e pasagjerit në veturë.

Një polic kishte arritur para ambulancës dhe kishte ndihmuar çiftin gjatë lindjes, ndërsa me ardhjen e stafit mjekësor gjithçka u normalizua.

Nëna dhe foshnja janë liruar të mërkurën nga spitali.