Shqipëria
Shqipëria pret emigrantët dhe parat e tyre
Festat e fundvitit shënojnë flukset më të larta në pikat e hyrjes e daljes së kufirit shqiptar. Më të shumtët në këtë lëvizje janë emigrantët të cilët kthehen pranë familjeve të tyre.
Veç të tjerave ata si për çdo vit rritin shpenzimet me paratë që sjellin, dhe për këtë vit shpresat janë që paratë e ardhura nga jashtë të jenë më shumë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore në Shqipëri remitancat pritet të rriten me 1.8 për qind duke shkuar në 1,07 miliard dollarë në fund të vitit 2017 nga 1,05 miliard dollarë që ishin më 2016, shkruan ‘Mapo’.
Ndërkohë sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë në 6-mujorin e parë të këtij viti paratë që sollën emigrantët ishin 3 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2016, përcjell albinfo.ch.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve për periudhën janar-qershor ishin 298 milionë euro.
Pasi remitancat shënuan rënie të vazhdueshme pas kulmit të arritur në vitin 2007, rrjedhojë e tendencës ciklike dhe krizës globale, në 2015-n, ato nisën sërish rritjen.
Greqia dhe Italia janë tradicionalisht dy shtetet, nga të cilat emigrantët dërgojnë më shumë para drejt Shqipërisë.
Edhe në Kosovë, rëndësia që kanë prurjet e emigrantëve është më e lartë se në Shqipëri. Në vitin 2016, ato ishin 972 milionë euro, apo 15.2% të PBB-së. Për më tepër, tendenca e tyre vijon në rritje, teksa në krahasim me vitin 2007, paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit në Kosovë janë rritur me gati 6%.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind