Shkurt.ch
Azem Syla përfundimisht të lëshojë Zvicrën, vendos Gjykata Federale
Gjykata Federale e Zvicrës, si instanca më e lartë gjyqësore në vend, ka hedhur poshtë ankesën që deputeti nga Kosova Azem Syla kishte bërë pas vendimit që një gjykatë më e ulët kishte marrë për t`ia mohuar atij qëndrimin në Zvicër.
Gjykata Administrative e kantonit të Soloturnit me një vendim që kishte marrë në muajin shkurt i kishte marrë mbrapa Azem Sylës lejen e qëndrimit të përhershëm (C) në Zvicër.
Këtë vendim gjykata në fjalë e kishte mbështetur me atë se Syla kishte shfrytëzuar ndihmën sociale dhe kompensimet me gjithë faktin se ai ishte zgjedhur deputet në Parlamentin e Kosovës.
Sipas llogarive të bëra nga organet kompetente del se Azem Syla ka marrë gjatë afër dhjetë viteve rreth 400 mijë franga nga shteti zviceran.
Syla, sipas vendimit të fundit të Gjykatës Federale duhet të lëshojë Zvicrën deri në mesin e muajit maj.
Gjykata Federale në fakt nuk e ka marrë fare në shqyrtim ankesën e Azem Sylës. Ata e kanë arsyetuar këtë me faktin se Syla që nga nëntori i vitit 2010 ka zyrtarizuar qëndrimin në Kosovë, në mënyrë që të mund të merrte pjesë në zgjedhjet e atjeshme parlamentare.
Vetëm në periudhën nga 21 shkurti deri më 7 prill 2011 ai ka marrë pjesë në 6 seanca parlamentare dhe ka pasur paraqitje në televizion. Veç kësaj, ai kishte dorëzuar banesën e tij në Zvicër dhe kishte gjetur strehim në banesën e të bijës.
Në Kosovë, Syla ka një shtëpi të veten. Me këtë mund të vihet në përfundim se ai jo vetëm që është i integruar si është më së miri në Kosovë por atje e ka të siguruar ekzistencën, thuhet në vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës