Integrimi
Ish punëtori i McDonald’s-it, arkitekt në një zyrë prestigjioze në Cyrih
Gazmir Shala kishte filluar gjithçka nga zeroja. Tani është arkitekt në një zyrë të njohur arkitektësh në Cyrih të Zvicrës
Studimet në arkitekturë i kishte nisur në Universitetin e Prishtinës, por pasi kishte përfunduar vetëm tre semestra, i kishte ndërprerë për të shkuar në Cyrih të Zvicrës.
Fillimisht ai kishte punuar në McDonald’s, por kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra që t’i kthehet arkitekturës.
“Fillimi si gjithherë ishte pakëz i vështirë, duke marrë parasysh se gjendesh në një vend tjetër, ku nuk e njeh jetën, gjuhën, kulturën, zakonet dhe shumë gjëra të tjera. Përveç që Zvicra konsiderohet si një nga vendet më të bukura në botë, njëkohësisht edhe jeta është më dinamike, ka sistem dhe kulturë tjetër të punës nga ajo në Kosovë dhe kërkohet kohë për t’u përshtatur në të ashtuquajturën jetë të re”.
Fillimisht i ishte rrekur në mënyrë intensive mësimit të gjuhës gjermane, nga e hëna deri të premten. Pasditeve punonte deri në orët e vona në një restorant që shumë njerëz nuk e pëlqejnë në Zvicër, por megjithatë shumë shpesh e vizitojnë, pra në Mcdonald’s.
Paradite në kurs të gjuhës, pasdite në punë
“Në një anë e financoja kursin e gjuhës dhe, në anën tjetër, isha në kontakt me njerëz që atë që mësoja paradite, të kem mundësi ta shpreh dhe ta vë në përdorim edhe në praktikë”, thotë Shala për albinfo.ch, duke treguar më tutje se si filloi me arkitekturë në Zvicër. Para studimeve, arkitekti nga Prishtina ka berë një vit praktike në një zyre të arkitekturës po ashtu në Cyrih.
“Fillova studimet e arkitekturës në Shkollën e Lartë të Arkitekturës (ZHAW) në Winterthur të Cyrihut. Edhe pse nuk isha zviceran në shkollë, nuk jam ndier asnjëherë i anashkaluar, përkundrazi, kam pasur përkrahjen e studentëve, të cilët vlerësonin punën, mundin dhe gatishmërinë time për të pasur sukses, fjalët e tyre ishin në një mënyrë edhe motivi im”.
Me përkushtim të madh Gazmiri nga Prishtina pas tre vjetësh përfundon studimet me sukses dhe aktualisht është bërë pjesë e një projekti mjaft prestigjioz dhe shumë kompleks “Suurstoffi” në Rotkreuz të Kantonit të Zugut.
I vetmi shqiptar
Arkitekti nga Kosova po punon në një zyrë të arkitektëve zviceranë në Cyrih “Ramser Schmid Architekten” dhe është kosovari i vetëm në mesin e 30 punëtorëve të tjerë.
E veçanta e këtij projekti është që secila banesë posedon një kopsht në ballkon me bimë që kanë jetëgjatësi gjatë tërë stinëve të vitit, si verës, ashtu edhe dimrit. Bëhet fjalë për një ndërtesë 22-katëshe.
“Gjithçka është e menduar në detaje, si funksionimi, ujitja, kujdesi, mirëmbajtja dhe shumë gjëra të tjera. Është objekti i parë në Zvicër me një tematikë dhe koncept të tillë dhe unë jam shumë mirënjohës që jam pjesë e këtij projekti”, tregon detajet e projektit Gazmir Shala.
Përveç tjerash, arkitekti me origjinë nga Kosova ka marrë pjesë edhe në shumë projekte të tjera, si: shtëpi individuale, banesore, objekte industriale, etj.
Por, cila është këshilla e tij për ata që kërkojnë arkitektë
“Secili prej nesh ëndërron të ketë shtëpinë e tij më të bukurën dhe për këtë nuk duhet të ngurrojmë dhe të gjejmë një arkitekt të mirë. Klienti së pari shikon profilin e arkitektit, projektet e tij, qoftë ato ideore ose të realizuara dhe, nëse idetë tuaja përshkojnë-përshtaten me punët e realizuara nga arkitekti, mendoj që kështu do të ishte përzgjedhja e një arkitekti”, thekson tutje 30-vjecari nga Prishtina.
Nga përvoja që ka tani, Gazmiri thotë se mund të hartojë dhe të rishikojë dokumentet e planifikimit të hapësirës në përputhje të plotë me planin, ligjet dhe duke iu përmbajtur normave të Komunës (Gemeinde), po ashtu edhe të kantonit, e deri në fazën përfundimtare”.
Sa kushtojnë arkitektët në Zvicër?
„Arkitektët kanë punë dhe obligime jashtëzakonisht të shumta për atë që planifikojnë, po ashtu edhe përgjegjësi të mëdha në mbikqyrje të objektit deri në realizimin final të tij. Shpenzimet e një arkitektit varen kryesisht nga vendnodhja e objektit, standardi i ndërtimit dhe nga kompleksiteti i objektit që mund ta posedojë.“
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane