Shkurt.ch

Në Zvicër jetojnë afër 8 milionë banorë

Në statistikë nuk janë llogaritur azilkërkuesit dhe personat pa letra "Sans Papiers"

Të dhënat më të reja nga Enti Federal i Statistikës tregojnë se në Zvicër aktualisht jetojnë afër 8 milionë banorë ose, më saktë, 7’952’555 sish.

Kjo shifër dëshmon për një rritje të popullatës së përhershme për më shumë se 80 mijë veta gjatë një viti.

Numri i qytetarëve me shtetësi të huaj, të cilët jetojnë në Zvicër për një kohë të gjatë, në fund të vitit 2011 ka qenë 1.9 milion, që përbën 23 për qind të popullatës së gjithmbarshme të vendit.

Në statistikën e përmendur nuk janë llogaritur azilkërkuesit dhe personat pa letra “Sans Papiers”.