Shqipëria
Vdekja e azilkërkuesit, reagon edhe ambasada franceze
Ambasada franceze ka reaguar nëpërmjet një njoftimi për rastin e Florenc Beqirit, të riut shkodran që ndërroi jetë në Marsejë, përcjell albinfo.ch.
Ambasada i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të Florencit dhe bën me dije se në ditët në vijim do të kryhet autopsia, ndërkohë që vazhdojnë hetimet në Marsejë për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj drame.
Pas ambasadës franceze në Tiranë, për vdekjen e 23-vjeçarit shqiptar në Marsejë, ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Tiranë, duke bërë me dije se ambasada shqiptare në Francë, është njoftuar hap pas hapi për ngjarjen, nga autoritetet vendase.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e Republikës së Shqipërisë, informon opinionin publik se Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar Ambasadën e Shqipërisë në Paris, përmes një komunikimi zyrtar, mbi vdekjen e shtetasit shqiptar Florenc Beqiraj në qendrën spitalore Marseille-Nord.
Në këtë komunikim sqarohet se, më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij, në Qendrën e Ndalimit Administrativ në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës, për largim nga territori francez.
Zotit Florenc Beqiraj iu dha menjëherë përkujdesja e urgjencës dhe ai u transportua në qendrën spitalore të Marseille-Nord. Prokuroria e Marsejës u njoftua në të njëjtën ditë për ngjarjen dhe një hetim mbi ngjarjen ka nisur menjëherë.
Pas disa ditësh në koma të thellë, në datën 21 dhjetor, ora 18:30, u konstatua vdekja e z. Florenc Beqiraj. Trupi i tij u transportua në pavionin e mjekësisë ligjore të Marsejës, më 23 dhjetor, konform udhëzimeve të Prokurorisë, e cila kërkoi të kryhej autopsia. Autopsia do të kryhet në ditët e ardhshme, ndërkohë që hetimi vazhdon.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind